E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zjarri shkrumbon pikën e servisit të makinave

TIRANE - Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar mëngjesin e sotëm një pikë servisi makinash, në ish-kombinatin e tekstilit në Tiranë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur plotësisht pikën e servisit, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit. Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar.

Katër makina zjarrfikëse u angazhuan për shuarjen e zjarrit, i cili shkaktoi një shtëllungë të madhe tymi, që dukej prej qendrës së Tiranës. Flakët u vunë nën kontroll brenda pak minutash, duke shmangur dëmtimin e bizneseve të tjera që ndodhen përreth. Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Pukë, zjarr i fuqishëm në vendin ku asgjësuan 4 parcela me kanabis sativa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›