E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, zjarr i fuqishëm në vendin ku asgjësuan 4 parcela me kanabis sativa

PUKË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë Malet e Hordopit në Pukë, pranë zonës ku pak ditë më parë në një aksion policor u asgjësuan 4 parcela me kanabis sativa.

Drejtuesit e Shërbimit Pyjor bëjnë të ditur se zjarri ka përfshirë 1 hektar të zonës pyjore, ndërsa po punohet për lokalizimin e flakëve.

Mjetet zjarrfikëse e kanë të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit malor. Ende nuk dihet shkaku i zjarrvënies, nëse ka të bëjë me operacionin e kryer pak ditë më parë nga blutë e Pukës apo për shkak të temperaturave të larta.

Ndërkohë që temperaturat e larta po ndikojnë në përhapjen e shpejtë të flakëve. Policia nis hetimet. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›