Berisha:Qytetarët me pashaporta mund të mos marrin karta

Shtetasit që kanë pasaportë nuk janë të detyruar të marrin kartën e idenitetit. Këtë vendim e bëri të ditur Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e radhës të qeverisë. Sipas Berishws është rënë dakort që personat e pajisur me pashaportë të mos shtrëngohen për tu pajisur me kartë ideniteti. Ndërkaq, në mbledhjen e radhës të qeverisë, u miratua gjithashtu vendimi për ndërtimin e kaskadës së Devollit.Kryeministri e cilësoi si projektin më të madh në Europë i cili parashikon ndërtimin e tre hidrocentraleve dhe 60 Km tynel.Qeveria vendosi gjithashtu edhe ndalimin e të gjithë prokurorimeve të drejpërdrejta duke lejuar vetëm bërjen e tyre në mënyrë elektronike.