E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e ushtarëve, nga Nju Jorku Meta ngushëllon Frattini-n



Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, i dërgoi dje nga Nju Jorku ku gjendet në OKB, një telegram ngushëllimi z. Franco Frattini, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë. Meta shkruan: “Mësova me keqardhje të thellë për atentatin terrorist të Kabulit, ku humbën tragjikisht jetën 6 ushtarë të kontigjentit italian, si dhe u plagosën disa ushtarë të tjerë italianë e civilë afganë”. Ai shton në mesazhin e tij: “Thellësisht i prekur nga kjo tragjedi me përmasa kaq të mëdha për popullin mik italian, më lejoni t’ju përcjell ndjenjat e solidaritetit dhe ngushëllimet më të ndjera për familjet e ushtarëve të rënë për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë të popullit afgan”. Meta përfundon ngushëllimin: “Jam i bindur, i nderuar koleg se këto akte të shëmtuara terroriste nuk intimidojnë askënd, përkundrazi na japin më shumë forcë dhe kurajë për të përmbushur angazhimet tona të përbashkëta në kuadër të misionit ISAF, si dhe ju siguroj se mbetemi kurdoherë të gatshëm për të kontribuar në konsolidimin e paqes dhe të sigurisë në Afganistan”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›