Tmerr në Laç, granatë në dyqan, 6 të plagosur
Plagosen njerëzit që ishin në dyqan por edhe kalimtarë të rastit. Policia: Dyshojmë tek konkurrenca
LAÇ- Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas shpërthimit të një granate në hyrje të derës së një lokali ku shitej peshk në qytetin e Laçit. Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur granatë tek dera e lokalit duke dëmtuar pronarin e dyqanit, të shoqen por edhe blerës të rastit. Pas kësaj, ata janë larguar me shpejtësi në mes të tymit dhe flakëve të shkaktuara nga granata. Askush nuk ka mundur që të identifikojë personat që kanë hedhur granatën. Sipas policisë së Kurbinit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.10 minuta, në lagjen nu.2 të qytetit të Laçit. Nga hetimet e para është mësuar se personat ende të paidentifikuar janë afruar në pjesën e pasme të lokalit, duke kaluar mes lokalit dhe pallatit që ndodhej ngjitur me të. Duke përfituar edhe nga errësira, ata kanë hedhur pa u vënë re nga askush një granatë................................... peshku në hyrjen e lokalit. Shpërthimi ka qenë i tmerrshëm duke plagosur gjashtë persona. Dëshmitarët okularë pohuan se situata ka qenë e llahtarshme. "të gjithë personat që ndodheshin në dyqanin e peshkut janë plagosur rëndë. Kur u ul tymi pamë se ata ishin të shtrirë në tokë e të mbuluar nga gjaku, ishte një skenë që e kishim parë vetëm në televizor",- pohoi një prej dëshmitarëve okularë. Policia lokale por edhe kush ka mundur, kanë hyrë në lokal duke i dhënë menjëherë ndihmën e parë mjekësore të plagosurve. Burimet nga vendi i ngjarjes pohuan se më rëndë nga të gjithë ka qenë Gjergj Sokolaj. Të plagosurit janë nisur urgjentisht për ndihmë më të specializuar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet. Policia e Kurbinit ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me të edhe një grup i FNSH-së së Shkodrës, i cili prej dy ditësh ndodhej në komisariatin e policisë së Kurbinit. Me gjithë rrethimin e qytetit dhe njëkohësisht edhe bllokimit të arterieve kryesore që lidhin qytetin me zonat përreth, policia e Kurbinit ende nuk ka mundur të gjejë autorët e këtij krimi. Ndërsa si pistë kryesorëështë përcaktuar konkurrenca e tregtimit të peshkut. Ilir Lena njihet në qytet si një nga tregtarët e peshkut të Patokut, dhe e ushtron këtë aktivitet prej më shumë se dhjetë vitesh. Një vit më parë ai kishte arritur që të blinte një dyqan në qytetin e Laçit dhe kishte një klientelë shumë herë më të madhe se konkurrentët e tij, jo vetëm në Laç, por edhe në Lezhë. Sipas policisë së Kurbinit, janë shoqëruar në komisariat të paktën 30 persona, të dyshuar si autorë të hedhjes së granatës, por deri në orët e vona të mbrëmjes nuk është bërë e mundur gjetja e autorit. Sipas burimeve brenda policisë mësohet se uniformat blu janë pranë gjetjes së autorëve, por deri në dokumentimin e plotë të ngjarjes ata kanë preferuar të mbajnë gjithçka "top secret", duke u mjaftuar me fjalinë "jemi pranë zbulimit të autorëve".
Precedenti
Lena u morr peng dy vjet më parë
Dy vjet më parë, dy persona kanë marrë peng tregtarin e peshkut IlirLena në fshatin Tale të Lezhës nën kërcënimin e armëve. Ata kanë mundur që t'i marrin atij rreth 700 mijë lekë të reja dhe pasi e kanë lidhur, e kanë lënë në bagazhin e makinës së tij. Pas denoncimit të tregtarit, policia ka arritur që të arrestojë dy grabitësit, të cilët ishin nga Puka. Aktualisht ata ndodhen në burg, ku po vuajnë dënimin me nga 14 vite burg. Ndërsa policia gjatë hetimeve të dy pengmarrësve ka mësuar se ata ishin paguar nga konkurrentët e Ilir Lenës, për mos lejuar që ai të mblidhte i vetëm peshkun e Patokut.
Në Spitalin Ushtarak, të afërmit pohuan se nuk kishin asnjë hasmëri. Mjekët: Të plagosurit jashtë rrezikut për jetën
"Nuk e dimë përse është hedhur granata në dyqan"
TIRANË- Gjashtë të plagosurit nga shpërthimi i një granate në dyqanin e peshkut në Laç, mblodhën jo pak njerëz në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku ata po kuroheshin. Mbrëmjen e djeshme, holli i spitalit ushtarak ishte mbipopulluar nga të afërmit e të plagosurve të cilët ishin shpërndarë nëpër pavijone të ndryshme të Spitalit Ushtarak. "Ka shpërthyer një granatë dhe gjashtë persona mbetën të plagosur", ishin fjalët që thuheshin më shpesh në ambientet e spitalit nga të afërmit e të dëmtuarve. Një pjesë e mirë e tyre ishin lajmëruar për plagosjen e të afërmit dhe mbërritën menjëherë në spital, për të mësuar mbi gjendjen gjendjen shëndetësore tëtë plagosurit.
"Ata janë njerëz të mirë e të urtë, nuk e dimë për çfarë arsye është hedhur granata",- u shpreh një i afërm i njërit prej të plagosurve. "Të plagosurit kanë marrë cifla granate në pjesë të ndryshme të trupit. Ata po iu nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa deri më tani themi se asnjëri prej tyre nuk rrezikon jetën, por më vonë të shohim si do vazhdojë gjendja e tyre",- tha për "Shekullin" një prej mjekëve që po kujdesej për gjendjen shëndetësore të të plagosurve. Ndërkohë që në Spitalin Ushtarak mbërritën edhe forcat e policisë të Laçit dhe të Tiranës. Oficerë të policisë pranë zyrës së vrasjes në Tiranë zbarkuan në spital për të marrë në pyetje të plagosurit të cilët ishin në gjendje për të folur. Oficerët e policisë janë përpjekur të zbardhin sa më shumë detaje nga të plagosurit për të dhënat e personave që hodhën granatën, apo dhe ndonjë motiv. Megjithatë burime pranë spitalit ku ndodhen të plagosurit thanë se ata nuk kanë mundur të identifikojnë autorin. Ndërsa të afërmit e të dëmtuarve shprehen se nuk kanë mësuarende se cili nga të plagosurit ka qenë "shënjestra" e granatës. Për më shumë se tre orë, forca të shumta policie kanë qenë të pranishëm në ambientet e spitalit.
TË PLAGOSURIT
Paulin Kalthi, polic i Bashkisë Laç, kalimtar i rastësishëm
Marjan Korriku, banor i lagjes Sanxhak, kalimtar i rastësishëm
Ilir Lena, pronari i lokalit
Emirjeta Lenaj, bashkëshortja e pronarit, mësuese në shkollën e mesme
Gjergj Sokolaj, klient, i cili në atë moment po blente peshk
Artan Mena, klient, i cili në atë moment po blente peshk