E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, gjendet i vdekur çifti shqiptar, dyshohet i biri

Syrja Shehu, 66 vjeç, e Safo Shehu, 67 vjeç, u gjetëntë vrarë në shtëpi. Djali denoncoi ngjarjen e u largua
SHBA- Një çift shqiptarësh është gjetur i vdekur mëngjesin e djeshëm në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Syrja Shehu, 66 vjeç, dhe Safo Shehu, 67 vjeç, u gjetëntë vrarë në shtëpinë e tyre nga policia lokale. Media amerikane, e cila i referohet hetimeve të para të policisë, ka raportuar se i dyshuari i parë për këtë ngjarje makabre është djali i çiftit shqiptar. Ai është 33- vjeçari Artur Shehu, i cili sapo ka telefonuar për te raportuar ngjarjen e rëndë është larguar nga shtëpia. Hetuesit kanë pohuar se Arturi jetonte së bashku me prindërit në rrugën "West Ridge" blloku 99, ndërkohë që dyshohet të jetë larguar me një taksi nga vendi i ngjarjes. Oficerët amerikanë janë duke marrë në pyetje të gjithë shoferët e taksive që kanë lëvizur në atë zonë si dhe janë duke i treguar fotografinë e të dyshuarit. Policia bëri të ditur se i dyshuari është i armatosur dhe mjaft i rrezikshëm. Familja Shehu kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 10 vjet me parë dhe jetonin në pjesën veriore të Çikagos. Nga të dhënat e para mësohet se familja Shehu kishte marrëdhënie shumë të mira me komunitetin shqiptar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas miqve të viktimave, çifti Shehu nuk kishte asnjë mosmarrëveshje me djalin e tyre Arturin, madje shpesh shprehnin keqardhjen që ai punonte deri në orët e vona të natës si taksist. Sipas fqinjëve të viktimave, Arturi kishte pasur probleme financiare kohët e fundit, megjithatë ai nuk kishte qenë kurrë problematik. Policia është vënë në ndjekje të 33- vjeçarit që dyshohet të ketë vrarë prindërit e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›