E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekësia ligjore pengesë për vazhdimin e gjyqeve

15/04/2010 Konfliktet me gjykatën

TIRANË- Midis gjykatës së Tiranës dhe mjekësisë ligjore ka filluar një debat për pagesat e ekspertëve. Ky sipas gjyqtarëve e ka emrin skandal. Ndërkohë që BesimYmaj, drejtori i Mjekësisë Ligjore, është shprehur se nuk mund të vazhdojnë të kryejnë dhe dorëzojnë aktet e ekspertimit për aq kohë sa nuk bëhet pagesa. Në këtë rast kemi edhe zvarritjet pa fund të proceseve. Kështu ka reaguar në sallë edhe gjyqtari Gerdi Hoxha. Ky i fundit drejtonte seancën e një të akuzuari për trafik femrash. Edhe pse problemet dihen Hoxha u shpreh se ekspertët në këtë mënyrë shkelin haptazi të drejtat e të akuzuarve. Me të njëjtin mendim ishte edhe avokati Sajmir Visha. Duke qenë në pozicionin e mbrojtësit në këtë proces dhe kryetar i avokatëve penalist, Visha, u shpreh se ka shumë probleme, të cilat duhet të mbyllen një herë e mirë me qëllim që t’i jepen fund zvarritjeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›