Toka bujqësore ndahet në 10 kategori
05/02/2005 Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave përcakton çmimet e tokës në të gjithë Shqipërinë
Vlera e trojeve do të jetë sipas shitblerjeve në agjencitë private në të gjithë vendin
Tokat bujqësore në Shqipëri do të ndahen në 10 kategori, sipas të cilëve do të përcaktohet çmimi i kompensimit. Burimet kanë bërë të ditur se ndarja është bërë sipas kritereve që kanë dhënë specialistët për gjetjen e vlerës reale të tokës. Ndarja në kategori është përcaktuar dhe për trojet. Kështu Tirana është ndarë në 13 zona, që kanë lëvizje të mëëdha për sa i përket çmimit të tokës. Kështu, trualli më i lirë në kryeqytet do të jetë 78 euro dhe më i shtrenjti do të jetë 606 euro. Në të njëjtën mënyrë është vepruar dhe në qytetet e tjerë në Shqipëri, që janë paraqitur në mënyrë të detajuar në metodikën e paraqitur prej qeverisë. Sipas Sokrat Sinajt, "këto vlera janë shumë pranë realitetit të vendit tonë".
Vendimi
Burimet kanë bërë të ditur se metodika e kthimit dhe kompensimit të pronave do ketë dhe disa saktësime të tjera, para se të shkojë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo sepse ende nuk është saktësuar qartë cili do të jetë burimi për dhënien e statistikave mbi fitimin që del nga një njësi prone. Fillimisht është menduar që do të jenë statistikat e Ministrisë së Bujqësisë që do të japin të dhënat bazë në këtë proces, së bashku me INSTAT. Por duke parë se gjatë viteve të fundit nuk ka të dhëna mbi kulturat që mbjellin pronarët dhe mbi rendimentin e pronave, kjo pikë është vënë në dyshim të plotë. Megjithatë, prej anëtarëve të Komitetit të Pronave, çështja nuk është parë me shqetësim të madh, pasi ekspertët saktësojnë se ka një sërë metodikash për nxjerrjen e fitimit neto apo bruto që kanë pronarët. Ndërsa, për tokat truall, bazë do të merren shitblerjet e realizuara prej agjencive private të shitblerjeve.
Trojet
Sipas metodikës së miratuar, çmimi i trojeve nuk do të jetë ai i regjistruar nga shitblerjet në Hipotekën e Shqipërisë, por në agjencitë e shitblerjeve. Kjo për vetë faktin se blerësit dhe shitësit tentojnë gjithnjë që të ulin çmimin për t'iu shmangur taksave. Ndërsa në rastin e agjencive private gjithçka i mbetet tregut të deklaruar publikisht, ndaj dhe do të jetë më konkret. Në ndryshimet e bëra mbi metodikën paraprake është theksuar se çmimi i trojeve do të jetë më i shtrenjtë, pasi pallatet do të lejohet të jenë deri në 8 kate.
Kompensimi
Kryetari i Komitetit të Pronave, Sokrat Sinaj, tha dje se do të ketë një azhornim për të shqyrtuar të gjitha sipërfaqet e lira për të favorizuar kompensimin fizik të pronarëve, i cili është i lidhur me miratimin e metodikës. "Kompensimi me të holla do të bëhet në bazë të një rregulli që do të hartohet nga Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave", tha Sinaj. Në ligjin e miratuar për kthimin e pronave është paracaktuar se kompensimi financiar do të jetë faza më e fundit.
Metodike, përcakton sistemin territorial
Metodika e miratuar dje, i ka dhënë fund dhe debateve për ndarjen e vijës së verdhë, të tokave truall, turistike dhe tokës bujqësore etj. Kjo për vetë faktin se vendosja e çmimit dhe nisja e kompensimit për tokat e cilësimeve të ndryshme përcakton dhe formën përfundimtare që ato do të kenë. Ndaj, duket se me këtë metodikë, Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të shkojë dhe më tej në përgjigjet që do t'i paraqiten Bashkimit Evropian. Kjo për vetë faktin se çështja e së drejtës të tokës dhe rregulli në sistemin territorial të Shqipërisë janë vlerësuar prej BE-së si çështjet më shqetësuese për vendin tonë. Megjithatë do të jetë fundi i muajit shkurt që do të japë vlerësimin për reformën që ka bërë vendi ynë për respektimin e të drejtës së pronës private