E Diel, 1 Nëntor 2026

Toka e pandarë me Ligjin 7501 do të shkojë te i zoti



Qeveria ka përcaktuar në ligji se familjet fshatare të cilat jetojnë në fshat, por që punojnë dhe shfrytëzojnë tokën që ato e kanë pasur para kolektivizimit të sistemit komunist, mund të nisin procedurat e marrjes së titullit të pronësisë. Kështu është përcaktuar, sipas ligjit, që këto familje që punojnë të këtë tokë, e cila ka tapi të tjetra, por jo sipas Ligjit 7501, mund ta kërkojnë dokumentacionin ligjor të pronësisë, sipas procedurave të përcaktuara në Ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Duhet pasur parasysh se nuk mund të bëhet kërkesë për t’u pajisur me dokumentacion pronësie kur sipërfaqja e tokës së pretenduar u është dhënë më parë në pronësi personave të tjerë, në bazë të Ligjit 7501, si dhe të Ligjit 8053 të vitit 1995.

14 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›