E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tokat, në pranga një 41-vjeçar

 

VLORE - Operacioni "Fillimi i Vjeshtës" i Policisë së Vlorës vijoi dje me një tjetër arrestim. Sipas policisë, skandali i tokave çoi në pranga 41-vjeçarin Anastas Gjoka. Arrestimi i tij u bë në kuadër të zbatimit për vendimin e gjykatës së Vlorës, e cila kishte dhënë masën e sigurisë "Arrest në burg". Mësohet se 41-vjeçari ka falsifikuar një dokument të Arkivit Shtetëror të Vlorës për një sipërfaqe toke prej 38 hektarë, që ndodhet pranë fshatit Vuno. Pak ditë më parë u arrestua edhe kryetari i komunës së Vunoit. Gjithashtu, u prangosën por u lanë të lirë kreu i hipotekës së Vlorës, ish-juristi i hipotekës si dhe një biznesmen.          q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›