E Diel, 1 Nëntor 2026

Tony Esposito me “Bandën e diellit”, në Tiranë



Izaura Ndoj
Me rastin e stinës së madhe së aktiviteteve “Italia dhe Shqipëria 2010, dy popuj, një det, një miqësi”, Tony Esposito, bateristi më i madh italian do të japë një koncert me bandën e tij të diellit, koncert ky i organizuar nga Instituti Italian i Kulturës, të enjten në 15 prill, në mjedise të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Tony Esposito ka qenë muzikanti i parë italian që ka ditur të përziejë, me eksperiencat jazz dhe rock, kulturën e tij mesdhetare dhe atë afrikane. Kjo ndodhte në vitet 1976 me Rosso Napoletano, Processione sul mare, La Banda del Sole, ku në kërkim të ritmit dhe të tingullit afronte edhe përdorimin e instrumenteve të perkusionit të Karaibeve, të Afrikës, të Amerikës së Jugut, shumë shpesh të panjohura, ose të veçanta; disqe baterie që më vonë u quajtën World Music e New Age. Tony Esposito ka qenë gjithashtu i pari në Itali që rikuperoi objektet e përdorimit të përditshëm , si llamarinat, bidonët e metalit, tenxheret dhe tasat e makinës, duke i trasformuar në instrumente të veçanta muzikore. Njihet si iniciatori, i atyre grupeve që sot e kanë kthyer këtë eksperimentim si një aktivitet të suksesshëm. Orchestra Millennium Drums, e përbërë nga më tepër se 50 bateristë përdor instrumente tradicionale të shpikura duke fituar një sukses të madh në ekzibicionet e tyre ne hapësira të mëdha si stadiume ose kampe sportive. Me aktivitetin e tij, Esposito i ka çuar instrumentet e tij të preferuar të baterisë në nivele të larta muzikore dhe sot konsiderohet si pikë referimi për ata muzikantë që luajnë ose duan ti afrohen studimit të këtyre instrumenteve , duke shpikur instrumente të veçante si Tamborder tingulli i të cilit ka kontribuar në mënyrë fondamentale në suksesin e madh të pjesës së famshme “Kalimba de Luna”. Përveç aktivitetit të tij diskografik, Tony ka dhënë kontributin e tij në “Sound ritmico” të artistëve të famshëm italianë si: Edoardo Bennato, Lucio Dalla, Francesco De Gregori, Gino Paoli, Roberto Veçhioni, Francesco Guçini, Eugenio Bennato e Pino Daniele.
Bashkëpunimet
Disa artistë ndërkombëtarë që kanë bashkëpunuar me Tony janë: Don Cherry, Paul Bukmaster, Don Moye, Gato Barbieri, Eumir Deodato, Brian Auger, Gilberto Gill, Eddie Blakëell, Billy Cobham, Moncada, Gema Quatro, Nanà Vasconcellos e shumw tw tjerë.
Çmimet
Të shumta janë çmimet e marra gjatë karrierës së tij: 1977 Premio Critica Italiana del Musica - 1978 Ospite “Jazz Montreux Festival (con perigeo)”- 1980 Ospite “Jazz Montreux Festival (Tony Esposito Group)”- 1982 1°Hit singolo "Pagaia" dhe sigla e emisionit "Domenica In" - 1985 Vincitore “Disco per l’estate” con "Kalimba de Luna" - 1985 Premio critica discografica” me "Kalimba de Luna" përvec 5 Milion kopieve ne bote e “Disco d'oro in Venezuela/Benelux” - 1986 Vincitore “Disco per l’estate” con "As tu As" - Tony Esposito ka qenë në vendet e para në të gjithë Evropën me "Papa Chico" - 1989 Nastro d'Argento per kolonen zanore te filmit “Un complicato intrigo di vicoli e delitti” i Lina Ëertmuller - 1992 Sigla delle Colombiadi “Columbus Game” - 1997 Tony Esposito i vetmi italian që merr pjesë në “Festival della gioventù all'Avana Cuba Gush 1997 – 1992 dhe njëkohësisht po i vetmi italian pjesëmarrës në “Rock in Rio” ne Rio De Janeiro së bashku me Gilberto Gil.- 1998 dhe së fundmi është edhe i vetmi italian që merr pjesë në “Sambodromo di Rio de Janeiro” në Serata Finale del Carnevale. “Viaggio Tribale”, puna e tij e fundit diskografike, erdhi në dritë pas një rruge të gjatë në vendet e Detit Mesdhe. Por mbi të gjitha është një melodi bashkëkohore e Franco Battiato, në këngën “Rock metropolitan”, të Edoardo Bennato, në jazz-sound të kontrabasistit Ëayne Dockery, në old-afro-melody të të famshmit Gregg Broën (Osibisa) dhe në virtuozët e John Tropea, që Tony Esposito, nëpërmjet stimujve të rinj, do të gjejë artistikisht, për të njëqintën herë, veten e tij, autor i atyre tingujve të pakonfondueshëm që ka krijuar në vite fenomenin e biondit partenopeo “king of percussion” i njohur me emrin e Tony Esposito.

"Carmen" e Bizet sukses në natën e parë në Teatrin e Operas
Baleti i Bizet “Carmen” erdhi për herë të parë si balet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me simbolikën e freskoreve të kërcimtareve spanjolle. Enada Hoxha ose Karmeni me ngjyresa shqiptare e stolisur me klasiken dhe modernen si dhe djemtë dhe vajzat profesionistë të rinj të baletit krijuan atmosferën e latine të ngjyrave të ndezura e kontrasteve të forta të lëvizjeve, duke përcjell kështu një emocion të veçantë për publikun. Premiera e parë e shfaqjes u ndoq me vëmendje si shenjë vlerësimi edhe nga Kryeministri Berisha dhe Ministri i Kulturës, Turizmit Rinisë dhe Sporteve Xhaferaj. Vepra koreografike vezulloi mbi skenë si një dashuri italo-shqiptare në interpretimin e balerinëve së bashku me solistët e "Balleto del Sud"dhe gjuhën muzikorë të kombinuar prej kompozitorëve francezë Bizet, Massenet, Charprier dhe Albeniz. Ky balet nuk është i panjohur për solistët e Teatrit të Baletit, dhe të tjerë personazhe mbërritën nga Gerd Vaso, Dion Gjinika, Rovena Shqevi, Evis Nallbani. Me skenografi të Francesco Palmas, dhe dirigjimin e Francesco Libetta-s, tregimi i Prosper Merimee, "Carmen" rezonoi në kohë si një histori dashurie fatale. Në një fabrikë cigaresh, Carmen përleshet me një tjetër grua. Për t'i ndarë thërrasin Don Josenë ushtarakun që bie në dashuri dhe i zhgënjyer në fund nga pasioni për i Karmenit për një Toreador i pret rrugën dhe e vret . Carmen baleti me dy akte vijon edhe gjatë javës së ardhshme në datat 14 dhe 16 prill në bashkëpunim me "Balleto del Sud" të Leçes, me koreografi të Fredy Franzutti-t.
Tri eksponate “lobojnë” për kthimin artefakteve nga Serbia
Tri eksponate të kohës së neolitit do të jenë të parët që do të nisin lobimin në nivel ndërkombëtar për kthimin e 1 mijë e 247 eksponateve, të cilët ka dhjetë vjet që mbahen në Serbi. Muzeu i Kosovës do të hapë një ekspozitë në Muzeu Kombëtar Arkeologjik të Francës me seli në Paris. Me këtë, MK-ja do të bëjë hapin e parë jashtë kufijve të Kosovës me fushatën “Dua të kthehem në shtëpi” - një fushatë sensibilizuese për kthimin e thesarit të trashëgimisë kulturore të Kosovës e cila kishte filluar muaj më parë - por që deri tani është koncentruar vetëm brenda kufijve të vendit. Ekspozita është paraparë të hapet muajin e ardhshëm. Por se cila është treshja e eksponateve që do të pasqyrojnë para syve të botës thesarin arkeologjik të Kosovës, MK-ja nuk ka përgjigje. “Në muajin maj do të shkojmë në Muzeun Nacional Arkeologjik të Francës ku do të përcaktojmë detajet e ekspozitës që do të mbahet në atë muze”, ka thënë drejtori i Muzeut të Kosovës, Arbër Hadri. Ai ka përmendur rëndësinë e eksponateve që do të prezantohen në Paris. “Tri eksponatet që do të prezantohen përfaqësojnë një periudhë jashtëzakonisht përfaqësuese në kontekstin ndërkombëtar jo vetëm për Kosovën, por edhe në kontekst evropian. Do të prezantohet identiteti kulturor jashtë vendit”, ka shtuar Hadri.

13 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›