E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Apel të rinjve kundër drogës



Në Ditën Kombëtare Kundër Drogës kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka vizituar komunitetin “Emanuel”, një qendër sociale riaftësuese në Tiranë. Në një prononcim për mediat ajo thekson se në të gjitha ditët e vitit duhet të ketë mesazhe për të qëndruar larg drogës. “Ne duhet të jemi një shoqëri pa drogë, të rinjtë tanë duhet të jenë të çliruar nga çdo lloj droge, apo përdorimi të saj. Por, jam sot këtu në të njëjtën kohë edhe për të falënderuar qendrën ‘Emanuel’, e cila është ndoshta qendra më e rëndësishme, ku këtu vijnë trajtohen, riaftësohen, dhe ata vetë mund të rikthehen për të ndihmuar të rinjtë e tjerë për t’u çliruar nga përdorimi i drogës”, tha Topalli. Sipas kryeparlamentares “ne duhet të kemi një shoqëri e çliruar nga droga, ne duhet ta luftojmë drogën dhe për këtë duhet një bashkëpunim i madh i të gjithë komponentëve, përfshi shoqërinë civile, shteti në radhë të parë, policia, mjeku, mësuesi, familja”. Gjatë kësaj vizite kryetarja e Kuvendit, lançoi nismën për ngritjen e një qendre shtetërore për riaftësimin e të rinjve, përdorues të drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›