Topalli: PS i kërkoi KE-së me anë të një letre heqjen e kredencialeve të delegacionit

Tiranë, 26 janar NOA Kryetarja e Kuvendit,
Jozefina Topalli ka dalë sot në një konferencë për shtyp me anë të së cilës ka
deklaruar se Partia Socialiste ka kryer një atentat të qëllimshëm ndaj imazhit
politik të Shqipërisë.
Dy dite më parë, pra, më datë 24 Janar,
Partia Socialiste, nëpërmjet kësaj letre, që mban stemën dhe vulën e Partisë
Socialiste, e firmosur nga Arta Dade, i ka kërkuar zyrtarisht Këshillit të Evropës,
heqjen e kredencialeve të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare. De
facto, përjashtimin e Shqipërisë nga ky organizëm evropian.
Në mënyrë të qëllimshme, zyrtarisht, Partia
Socialiste mashtron Këshillin e Evropës, kur thotë se, citoj, Kryetarja e
Parlamentit ka shkelur rregulloren, duke mos respektuar proporcinalitetin në
përbërjen e delegacionit tha Topalli.
Kryeparlamentarja shtoi më tej se kësaj
gënjeshtre nuk po i përgjigjem me fjalët e mia, por me vendimin e Komitetit për
Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet në Strasburg.
Pas verifikimit, sot ky komitet vendosi se, po
citoj, Nuk ka mungesë balance në delegacionin shqiptar, se Kuvendi i
Shqipërisë nuk ka shkelur kërkesat e Rregullores së Asamblesë Parlamentare. Për
këtë arsye u vendos unanimisht, siç thuhet në raport, se kredenecialet e
delegacionit të Shqipërisë të ratifikohen.
Topalli deklaroi se nuk kishte dyshuar për
asnjë moment se Këshilli i Evropës do të merrte këtë vendim për Shqipërinë dhe se
besueshmëria e vendit nuk rrezikohej.
Në cilësinë e Kryetares së Kuvendit, nuk i
garantoj dot shqiptaret se të njëjtët shokë dhe shoqe në Partinë Socialiste apo
jashtë saj, nuk do të bashkohen për ti bërë Shqipërisë të njëjtin atentat për
herë të katërt, të pestë apo të gjashtë. Ajo për të cilën unë garantoj
shqiptarët është se besueshmëria e vendit, kredencialet e tij në çdo organizëm,
ku ne marrim pjesë, do të ratifkohen gjithnje, po me votë unanime. Si sot.
Sot, në këtë moment, besoj se të gjithe
shqiptarët bashkohen me mua në ndjesinë e perçmimit dhe neverisë ndaj këtij
akti të denjë per kohën më të errët të ekzistencës së Partisë së Punës, të
cilën, dikush, sot, pas 20 vjetësh, na e rikthen po aq të përbuzshme jo vetëm
në Tiranë, por edhe në Strasburg. Dhe ky njeri ka një emër. Edvin Kristaq
Rama.
Ata shqiptarë, që më 28 qershor votuan Partinë
Socialiste, nuk votuan që shoku Edvin Kristaq Rama, të kërkonte përjashtimin e
Shqipërisë nga Këshilli i Evropës dhe as të pengojë liberalizimin e vizave.
Përkundrazi! Çdo shqiptar, pavarësisht për
cilën parti ka votuar, ka aspiruar dhe aspiron për ribashkimin e Shqipërisë me
Evropën.
Turpi është zgjedhje e Edvin Kristaq Ramës.
Dështimi, si gjithnjë, është fati i tij.
Evropa është zgjedhja dhe fati ynë dhe i gjithë shqiptarëve, përfshirë edhe ata
që votojnë Partinë Socialistejo Partinë e Punës tha Topalli.
k.k/NOA