E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Shtim investimesh

Shkodër -Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë punimeve të konferencës së degës së PD-së në Shkodër tha se "në mandatin e dytë do të ketë projekte të mëdha zhvillimi në të gjitha fushat". "Jam optimiste se në mandatin e dytë më 28 qershor, me një fitore të PD-së, do të ketë projekte të tjera të mëdha zhvillimi, të cilat do të vijnë dhe në Qarkun e Shkodrës. Ne do të investojmë më shumë nga sa kemi investuar", tha kryeparlamentarja, ndërsa shtoi se në 4 vjet, ne kemi bërë të mundur që Shkodra dhe gjithë Shqipëria të ndryshojë. Duke vënë në dukje ndryshimet me opozitën, ajo tha se "diferenca kryesore midis PD-së dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës është motivi që i çon përpara."

"Kryebashkiaku i Tiranës ka vetëm një motiv: ryshfetet dhe korrupsionin, që do të thotë të të blejnë. Një vlerë nuk mund të ketë kurrë motiv kur je i blerë dhe nuk mund të jetë kurrë lider, as nuk mund të udhëheqësh kurrë një parti e aq më pak një vend", tha kryetarja e Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›