Zgjedhjet e 28 qershorit, regjistrohen 30 parti
Partitë politike që duan të marrin pjesë në garën elektorale të 28 qershorit kanë afat deri sot në mesnatë për t‘u regjistruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Deri dje pasdite pranë këtij institucioni që shqyrton dokumentacionin e dorëzuar prej partive rezulton se janë regjistruar 30 parti parlamentare dhe joparlamentare. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë respektuar afatin duke dorëzuar dokumentin e regjistrit disa ditë para afatit, ndërkohë që nga 14 parti parlamentare nuk janë regjistruar ende LSI, PR, PSD, PDS. Pjesa tjetër e listës përbëhet nga parti joparlamentare si PLL-ja, Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar, G99, Balli Kombëtar Demokrat. Mes këtyre partive rezulton si garuese Partia Komuniste me kryetar Hysni Milloshin. Pritet që gjatë ditës së sotme të tjera parti të dorëzojnë dokumentacionin e regjistrimit ndërsa pasdite KQZ do të zhvillojë mbledhjen e radhës ku do të miratojë projektvendimin për regjistrimin e partive politike për zgjedhjet e 28 qershorit. Pas regjistrimit të partive politike kodi parashikon edhe regjistrimin e koalicioneve zgjedhore. Neni 64 i Kodit Zgjedhor parashikon procedurat dhe dokumentacionin që duhet të paraqesin partitë politike në KQZ. Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t‘u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
Për t‘u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor,
Tiranë, emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët,
emrin zyrtar. Më tutje kërkohen edhe shkronjat nistore dhe adresa e partisë, specifikën e vulës së partisë, emrin, mbiemrin dhe adresën e financierit të partisë, si dhe emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimin me KQZ-në. Pas regjistrimit të subjekteve zgjedhore, procesi kalon në regjistrimin e koalicioneve dhe vetëm në përfundim të këtij hapi të dytë nis hapi i tretë dhe mjaft i rëndësishëm, regjistrimi i kandidatëve për deputetë. Kodi Zgjedhor vëren se regjistrimi i tyre duhet të bëhet jo më vonë se 40 ditë nga data e zgjedhjeve. I gjithë procesi i regjistrimit të partive, koalicioneve dhe kandidatëve shoqërohet me një proces verifikimi nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në rastin e listave të kandidatëve, KQZ, në rast se vëren se ka parregullsi ia kthen sërish subjektit politik për të bërë korrigjimin e duhur. Ndërkohë, me nisjen e fushatës elektorale KQZ ka një detyrim me partitë politike e në veçanti me ato parlamentare.