E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, betejë për personat me aftësi të kufizuar

Suela Lala jeton prej një jete të tërë në karrige me rrota, por nuk ka rreshtur së dashuruari jetën. Ka studiuar për drejtësi por është përfshirë në mjaft nisma e studime për të inkurajuar edhe femrat e tjera me aftësi të kufizuar.
 

Pjesëmarrëse në prezantimin e një studimi mbi dhunën ndaj femrave që kanë kufizime fizike, Suela thotë se femra të tilla dhunohen shpesh. Ato dhunohen në familje, shoqëri por edhe në institucione ku ato punojnë. Ndërsa në zonat ruale, keqtrajtimi ndaj kësaj kategorie është disa herë më i lartë.
 

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e pranishme në prezantimin e ketij studimi tha se dhuna e keqtrajtimi i personave me aftësi të kufizuar, është një nga betejat më të forta për tu ndaluar.
 

Ky ishte një studim i mbështetur nga fondacioni shqiptar për të drejat e personave me aftësi të kufizuar, i realizuar nga të dhënat e sondazhit, bërë në të gjithë vendin. Edhe pse i parë në llojin e vetë, ky studim ka mangësi persa i perket përfshirjes gjeografike dhe në statistika se sa është numri i të prekurve nga format e dhunës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›