Topalli drejtoi seancën e Unionit Ndërparlamentar
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, drejtoi dje në cilësinë e zëvendëspresidentes të Unionit Ndërparlamentar (IPU), një seancë në konferencën botërore të kryetarëve të parlamenteve, që u mbajt në pallatin e OKB-së në Gjenevë. Gjatë fjalës së saj, Topalli e cilësoi këtë konferencë si një mundësi të jashtëzakonshme për të folur për progresin e Shqipërisë dhe veçanërisht për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe rritur numrin e vendeve edhe nga Afrika, Amerika Latine, Azia etj. Unë e konsideroj një shans të jashtëzakonshëm mundësinë për t’u takuar me një numër jashtëzakonisht të madh të kryetarëve të parlamenteve të të gjithë botës. “Këtu ishin rreth 200 kryetarë parlamentarë nga 180 vende të botës. Pata mundësinë të takoja kryetarët e atyre vendeve që ne nuk kemi raporte aq të afërta dhe u fola për zhvillimet në Shqipëri dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, theksoi Topalli.
#