E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi përshëndet nënshkrimin e protokollit

Presidenti Bamir Topi përshëndet nënshkrimin në Bruksel të Protokolleve të Pranimit të Shqipërisë në NATO duke e konsideruar atë si hapin institucional që Shqipëria po bën drejt antarësimit të plotë të saj në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Sipas kreut të shtetit kjo ditë për Shqipërinë është një ditë e madhe, por edhe një ditë angazhimesh institucionale ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë të cilët na besuan ne përgjegjësitë, jo vetëm kombëtare, por edhe globale. “Rruga për antarësimin e plotë të vendit tonë në NATO është e prekshme dhe e dukshme. Duhet që të gjithë ne, të punojmë së bashku më shumë, për demokracinë, për shtetin ligjor, për një shoqëri të së drejtës, për një Shqipëri të denjë në mënyrë që kjo rrugë të përmbyllet me sukses”, shprehet Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›