E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ndjek debatin në Parlamentin britanik

 

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ishte e ftuar e veçantë në një prej ceremonive më madhështore të jetës parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, në seancën e jashtëzakonshme të fjalimit të Mbretëreshës Elizabeta e dytë, ritual që daton që në shekullin e XVI. Në ditën më të rëndësishme të hapjes së sesionit të ri parlamentar, Mbretëresha Elisabeta II prezantoi programin e Qeverisë, politikat e reja dhe prioritetet për legjislacionin në sesionin e ri. Më pas, Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në debatin mbi fjalimin e Mbretëreshës të zhvilluar në parlamentin britanik, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Dhomës së Komunëve dhe Dhomës së Lordëve. Gjatë vizitës së saj në Londër, Topalli u prit në një takim të veçantë nga nënkryetarja Silvia Hill dhe pritet të takohet me Kryetarin e Dhomës së Komunëve, Michael Martin. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, është gjithashtu e ftuar speciale nga Universiteti i mirënjohur LSE (London School of Economics and Political Science) për të referuar mbi rrugën e Shqipërisë drejt NATO-s dhe BE-së, dhe për ecurinë e procesit të reformave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›