E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli në Zvicër, shtyhet seanca

 

Kuvendi nuk do ta zhvillojë seancën plenare sot. Argumentimi dhe njoftimi i dhënë për moszhvillimin e seancës është se komisionet parlamentare kanë punë ende me projektligjet e programuara për votimin në ditën e enjte. Ndërsa mësohet se Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, prej dy ditësh ndodhet në një vizitë zyrtare në Zvicër. Kryeparlamentarja është ftuar nga homologu i saj për një vizitë zyrtare. Edhe pse Kuvendi është plotësuar me dy nënkryetarë, me Neritan Cekën dhe Ylli Bufin, duket se është preferuar që seanca të mos zhvillohet. Argumenti i dhënë është mospërgatitja e materialeve për seancë, në një kohë që prej tre seancash kanë mbetur pa u votuar projektligji "Për Tatimin e Vlerës së Shtuar" dhe ai "Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›