E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli reagon ndaj Braçes: “Shpenzimet e vizitës janë mbuluar nga pala zvicerane”



Zyra e shtypit pranë Kuvendit të Republikës ka reaguar dje ndaj deklaratës së nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Kuvendi ka bërë të ditur se shpenzimet e vizitës së kryetares Topalli në Zvicër janë marrë përsipër nga pala zvicerane. “Në sqarim të gënjeshtrave të radhës të deputetit Erion Braçe, i bëjmë të ditur Erionit se Zvicra nuk është Lapardhaja, por është një vend mik, që u rendit ndër të parët në njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe me një standard jashtëzakonisht të lartë ekonomik, me të cilin duam të punojmë. Sqarojmë Erionin se kjo është vizitë e parë zyrtare e realizuar në këtë vend. Theksojmë se shpenzimet e qëndrimit të delegacionit shqiptar janë mbuluar nga pala zvicerane, pa marrë asnjë lek nga taksat e shqiptarëve”, - shkruhet në sqarimin për shtyp. Madje në këtë njoftim ftohet dhe Erion Braçe që të jetë pjesë e delegacioneve zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë në vizita të tilla në vende të tjera. “Së fundi dëshirojmë t’i kujtojmë zotit Braçe se ka mbaruar koha e izolimit; jetojmë në kohën e globalizmit. I themi Erionit se ndoshta në një vizitë të ardhshme, nëse partia e tij i jep leje, mund të përfshihet në një delegacion parlamentar”,- përfundon reagimi zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë.

3 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›