E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, takime në Qipro me KiE-në

Vizita

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të kryetarëve të parlamenteve të KiE-së në Qipro. Konferenca e nivelit të lartë që do të zhvillohet në 11-12 qershor 2010, organizohet nga PACE, nën kujdesin e vetë Presidentit Cavusoglu dhe Kryetarit të Parlamentit të Qipros, Garoyian.

Në këtë konferencë, nga më të rëndësishmet e këtij niveli, Kryetarja e Kuvendit do të mbajë një fjalim mbi rolin dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë opozita në Parlament. Në vijim të lobimit përmes diplomacisë parlamentare, Kryetarja e Kuvendit do të zhvillojë edhe një sërë takimesh me homologët e saj europianë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›