E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon deputetin e Bundestagut

Bundestagu gjerman pritet që brenda pak ditësh të ratifikojë protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ky konfirmim iu dha dje Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë në takimin me deputetin e Bundestagut gjerman, Krisfof Uaitz, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori gjerman në Shqipëri. I ndodhur për herë të parë në vendin tonë, deputeti Uaitz shprehu impresionet e tij mbi realitetin e prekshëm të transformimeve në Shqipëri.

Shprehje e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, tha Kryetarja e Kuvendit, janë edhe vizitat e nivelit të lartë si ajo e Presidentit të Bundestagut gjerman, Lammert, në Shqipëri dhe e Kryeministrit të Shqipërisë, Berisha, në Gjermani, vizita që duhet të konkretizohen në të gjitha nivelet. Do të ishte shumë e rëndësishme, vijoi ajo, që deputetë të Bundestagut gjerman të vinin e të shihnin nga afër ndryshimet që Shqipëria ka bërë në këta 17 vjet. Unë, tha zoti Uaitz, jam i impresionuar nga rritja ekonomike e qëndrueshme me shifra që do të gëzonin edhe ekonominë gjermane. Ne punojmë shumë për të arritur këto shifra që ju përmendët. Gjermania, tha Kryetarja e Kuvendit ka qenë në 17 vite një mbështetëse kryesore e Shqipërisë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›