E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli takon homologun belg

Vizita

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, takoi dje Kryetarin e Parlamentit të Belgjikës, vend i cili merr presidencën e radhës së BE-së në korrik të vitit 2010. Topalli bisedoi me zotin Patrick Dewael, duke u paraprirë vendimmarrjeve që kanë lidhje me liberalizimin e vizave dhe opinionin që do të japë komisioni për kërkesën e vendit kandidat, ndërkohë që presidenca aktuale spanjolle dhe presidenca e ardhshme belge koordinojnë mes tyre për këto vendime. Dy ishin temat kryesore të bisedës me Kryetarin e Parlamentit belg, mbështetja për situatën e përmbytjeve dhe liberalizimi i vizave. Bashkëbiseduesit ranë dakord që të komunikojnë në vijimësi edhe për ecurinë e përgatitjes për statusin e vendit kandidat.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›