E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon kreun e Asamblesë Parlamentare të KE-së

"Shqipëria ka bërë progres dhe reformat e ndërmarra janë të admirueshme", - u shpreh kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Luis Maria de Puig, në takimin që ai pati sot në mesditë me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli në selinë e Këshillit të Evropës. Topalli ndodhet në Strasburg për të marrë pjesë në Konferencën politike të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, ku do të jenë të pranishëm 47 kryetarët e Parlamenteve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe kryetarët e Parlamenteve me statusin e vëzhguesit pranë Asamblesë Parlamentare të KE-së, si edhe të Asambleve Parlamentare Ndërkombëtare. Gjatë takimit, Kryetarja Topalli e ka njohur De Puig me reformat më të fundit të ndërmarra nga Kuvendi i Shqipërisë, duke u fokusuar në reformën fiskale. "Ditët e fundit, Parlamenti miratoi ndryshimet kushtetuese në një klimë shumë të mirë bashkëpunimi dhe konsensusi midis dy forcave më të mëdha politike në vend.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›