E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, vizitë zyrtare në Azerbajxhan

APA

Agjencia APA bën të ditur se kreu i Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, do të zhvillojë një vizitë në Azerbajxhan. Sipas këtij informacioni, vizita e Topallit pritet të zhvillohet më 28 qershor dhe do të zgjasë deri më 29. Kreu i Kuvendit të Shqipërisë do të takohet me homologët e saj azerë dhe zyrtarë të tjerë. Bashkëpunimi ndërmjet Azerbajxhanit dhe Shqipërisë do të diskutohet në lidhje me marrëdhëniet ndërparlamentare. Kryeparlamentarja Topalli ka takuar dje ministrin e Punëve të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed al Nahyan. “Jemi krenarë dhe shumë të kënaqur për nivelin politik të marrëdhënieve tona, por kemi mundësi dhe duhet të bëjmë më shumë për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik”, tha ministri i Jashtëm i Emirateve. Duke ndarë të njëjtin mendim me të, Kryetarja e Kuvendit tha se “nxitja e investimeve është një prioritet, ashtu siç është tashmë realitet rritja e interesit të investitorëve të huaj për të ardhur në Shqipëri. Vendi ynë ofron potenciale të mëdha në turizëm, infrastrukturë, energjetikë e të tjera dhe biznesi në Shqipëri gjen një klimë shumë të favorshme dhe siguri të plotë”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›