Topi: E firmosa menjëherë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi në lidhje me çështjen “Pango” ka deklaruar se ka firmosur menjëherë dekretin për shkarkimin e ministrit të Kulturës. “Ju më bëni një pyetje, që, e kam thënë dhe herë të tjera, Presidenti mundohet t’i shmanget në linjë institucionale komenteve, pasi ai shprehet me dekret. Ju siguroj që me të ardhur në tryezë propozimi i Kryeministrit, nuk kanë kaluar shumë minuta dhe unë kam dekretuar shkarkimin, veprim, i cili flet qartë! Besoj jeni ju personat, që bëni komentet në funksion të veprimit, por unë i mbetem gjithmonë atij parimi, që Presidenti shprehet nëpërmjet dekretit”, - tha Kryetari i Shtetit. Topi shtoi se do të firmosë menjëherë dekretin për emërimin e Turkut në postin e ministrit të Kulturës.