Topi: E pamjaftueshme lufta ndaj gjakmarrjes
31/03/2009 Zhvillohet kongresi i Misionarëve të Pajtimit
“Bashkëpunim mes strukturave të shtetit për eliminimin e fenomenit të gjakmarrjes”, - ka qenë mesazhi që Presidenti i Republikës Bamir Topi u ka dhënë pjesëmarrësve në kongresin e tretë të Misionarëve të Pajtimit. Ai i ka cilësuar të pamjaftueshme përpjekjet e deritanishme të institucioneve shtetërore për luftimin e këtij fenomeni, duke kërkuar ushtrimin nga to, sidomos nga Policia e Shtetit, të detyrave ligjore. “Institucionet shtetërore vazhdimisht paraqesin të dhëna mbi gjakmarrjen dhe shtrirjen e saj, por unë mendoj se kjo është e pajustifikueshme dhe e pamjaftueshme. Është shqetësuese mungesa e statistikave të koordinuara, platformës konkrete në afate dhe synime të qarta për koordinimin e aktivitetit dhe përpjekjeve ndërinstitucionale kundër gjakmarrjes dhe mbi të gjitha kundër faktorëve që lindin apo ushqejnë gjakmarrjen. Për më tepër, shumë shqetësuese mbeten tentativat spekulative për të rritur artificialisht shifrat e familjeve të prekura nga gjakmarrja, si përpjekje për sigurimin e më shumë financimeve apo tërheqjen e vëmendjes së shtypit e medies vizive”, - theksoi Presidenti Topi. Ai sugjeroi një vlerësim të ri të fenomenit, të përmasave të tij, faktorëve që e nxitin apo promovojnë atë dhe masave që duhen marrë për ta luftuar këtë fenomen. “Shteti ka detyrë ekskluzive të zbatojë ligjin ndaj kujtdo që vret, kujtdo që sulmon jetën dhe lirinë e tjetrit apo kujtdo që kërcënon jetën e tjetrit. Kjo përgjegjësi është në radhë të parë e Policisë së Shtetit, e organeve të drejtësisë dhe e pushtetit vendor. Një rol të rëndësishëm kanë edhe institucionet e tjera ekzekutive, ministritë e linjës, komunitetet fetare, shoqëria civile dhe mediet”, - tha numri një i shtetit.