Topi: “Vrasja, akt kriminal i pashembullt”
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka reaguar mbrëmë pas vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi, duke e konsideruar këtë vrasje si një akt të pashembullt kriminal. “Duhet vepruar pa humbur kohë për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Vrasja e deputetit është një ngjarje tejet e rëndë, një ngjarje që ka tronditur gjithë vendin”, - ka deklaruar presidenti në deklarimin e tij. Numri një i shtetit, porsa është informuar mbrëmë për vrasjen në pritë të deputetit Xhindi, ka mbajtur kontakte të pandërprera me krerët e shërbimeve policore dhe inteligjente të vendit, ndërsa i ka udhëzuar ata për të bërë gjithë çështë e mundur për gjetjen e autorëve në një kohë sa më të shpejtë.
4 Maj 2009