Xhindi, deputet i përhershëm i banorëve të Roskovecit
Karriera politike e Xhindit që nga 91-shi. Tri betejat zgjedhore në Zonën Nr. 68. ktivitetet në Grupin Parlamentar të PS-së dhe raportet brenda së majtës
Që nga mbrëmja e djeshme, përveç familjes, as zgjedhësit e Zonës Nr. 68, dhe as e majta në Fier dhe në Shqipëri, nuk do të ketë deputetin që u mandatua tri herë. Por jeta e tij u ndal pikërisht në mbyllje të mandatit të tretë. I njohur si një ndër themeluesit e PS-së së Fierit, mësues i historisë, i hyri karrierës politike që në vitin 1991. Deri në vitin 1997 ka pasur disa angazhime politike në nivel lokal, por pas vitit 1997 zgjidhet deputet për herë të parë dhe që nga ajo periudhë dhe deri mbrëmë ai ka përfaqësuar zonën e Roskovecit, duke fituar të gjitha betejat elektorale me kundërshtarët e tij. Edhe në vitin 2005, kur e majta humbi shumë bastione të sajat politike, Xhindi arriti të rimandatohet, duke marrë rreth 45 për qind të votave të Zonës Nr. 68. Zoti Xhindi ka pasur një aktivitet aktiv edhe brenda PS-së, duke u njohur për shumë kohë si mbështetës i zotit Nano.
Mandatet e deputetit
Mandatin e fundit për deputet, Xhindi e mori në garën që zhvilloi në Zonën Nr. 68 kundër kandidatit të Partisë Demokratike, Hasan Halili dhe të LSI-së, Asqer Ruko. Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Xhindi ka marrë 6701 vota, ose 44.97 për qind, kundrejt 5526 votave, ose 37.08 për qind që mori kandidati i PD-së. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2001 ishte sërish në qarkun e Fierit, por në Zonën Nr. 66. Në bazë të rezultateve, ai mori 5505 vota, ose 48.506 për qind të tyre. Përballë tij ishte kandidati i koalicionit opozitar, Bashkimi për Fitoren, Ramadan Krasniqi, i cili mori 4115 vota, ose 36.2 për qind të votave. Më në fund, Xhindi kaloi në balotazh me Krasniqin e PD-së, ku arriti të fitojë 6948 vota nga 10 604 vota të vlefshme, ose 65.5 për qind, kundrejt 34.4 për qind të kundërshtarit të tij. Mandati e parë si deputet e mori në vitin 1997, pikërisht në periudhën kur u bënë zgjedhjet e parakohshme të 24 qershorit.
Karriera politike
Mësuesi i Historisë, i diplomuar në Universitetin “Eqerem Çabej”, në Gjirokastër, pas katër vitesh në fushën e arsimit, duke dhënë mësim në fshatin Vlosh dhe më pas drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar në Kurjan, i hyri politikës në ditët e para të demokracisë. Pikërisht në vitin 1991 ai bëhet anëtar i PS-së, për të mos u ndarë prej kësaj force politike deri në momentet e fundit. Në fillimet e saj ishte ndër aktivistët kryesorë të së majtës në komunën Kurjan dhe me pas në të gjithë rrethin e Fierit. Në zgjedhjet lokale ai fiton dhe drejton komunën e Kurjanit në rrethin e Fierit. Në vitin 1996 e në vazhdim ai bëhet anëtar i Kryesisë së PS-së në Fier; anëtar i Këshillit Socialist të Qarkut Fier; anëtar i Komisionit për Pushtetin Vendor pranë Këshillit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së.
Deputeti i PS-së, Gramoz Ruçi, një nga bashkudhëtarët e tij politik, e vlerëson Xhindin për maturinë dhe qetësinë në aktivitetin e tij politik.
Aktiviteti parlamentar
Fatmir Xhindi, gjatë aktivitetit të tij politik dhe parlamentar njihej për urtësinë dhe maturinë. Të dhënat flasin se ai nuk ka qenë ndër deputetët më aktivë të PS-së, qoftë gjatë periudhës kur ajo ishte në pushtet, qoftë gjatë viteve në opozitë. Ai ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Gjatë periudhës së reformës në ndërmarrjen e Albpetrolit, Xhindi, edhe në cilësinë e deputetit të zonës, edhe të anëtarit të Komisionit Parlamentar, doli në mbështetje të protestës së naftëtarëve që u larguan nga puna.
Pak muaj më parë, deputeti socialist denoncoi reformën në strukturat e rendit, para zhvillimit të zgjedhjeve, duke e akuzuar PD-në për emërime politike në polici. Po ashtu, Xhindi ishte në epiqendër të konfliktit të dy viteve më parë mes deputetëve të PS-së dhe gardistëve, në protestat që bënë kundër maxhorancës dhe kryeparlamentares Topalli. Për disa vite është njohur si mbështetës i lëvizjes politike për katarsis Brenda PS-së, si dhe pjesëtarë i grupit të deputetëve, në mbështetje të ish-kryetarit të PS-së. Edhe në grupin e ri të PS-së, të kryesuar nga Rama, ai ishte në listën për organizimin e partisë në Qarkun e Fierit.
Në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin 2008, Xhindi ka deklaruar se ka para të depozituar në bankë 10.381.625 lekë.
Ai ka lindur më 1 prill 1960 dhe jetonte në Fier, së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.
4 Maj 2009