Topi dekoron 37-të intelektualë të vrarë nga diktatura
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot me Urdhrin "Nderi i Kombit" 37 -të intelektualët e Tiranës të vrarë nga diktatura komuniste 28 tetor - 16 nëntor 1944. Ky nderimi i lartë nga kryetari i shtetit përkon me 65-së vjetorin e masakrës së terrorit komunist në Tiranë.
, Kryetari i Shtetit u dorëzoi Urdhrin dhe dekretin e dekorimit familjarëve të intelektualëve të nderuar: Akil Sakiqi, Nazmi Uruçi, Fahri Dabulla, Mumtaz Kokalari, Vesim Kokalari, Ismail Petrela, Muharrem Lleshi, Muharrem Liku, Abdulla Saraçi, Jorgji Mema, Nebil Çika, Hamid Greblleshi, Subi Topulli, Kapllan Deliallisi, Jakup Deliallisi, Shefqet Deliallisi, Anton Fekeçi, Isuf Allamani, Boris Belevski, Minella Toçi, Selim Kelmendi, Selaudin Korça, Lluka Xhumari, Ali Panariti, Rakip Kalenja, Hasan Dine, Azis Blloshmi, Faik Shkupi, Mehmet Dada, Rifat Tërshana, Aleks Mavraqi, Selman Shtjefni, Petraq Pekmezi, Ndue Pali, Syrja Kokalari, Bajram Cuka, Lorenc Rasha.
Ky vlerësim dhe nderim i lartë i Presidentit të Republikës, Bamir Topi u bë në shenjë respekti dhe përuljeje për grupin e intelektualëve të vrarë nga terrori komunist nga 28 tetori deri më 16 nëntor 1944 me motivacionin: "Të martirizuar nga terrori komunist për shkak të besimit në idetë demokratike perëndimore të zhvillimit të Shqipërisë pas Luftës së II Botërore".