E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton Teki Biçokun si kryetarin e përkohshëm të Akademisë

Pas një periudhe paska të gjatë heshtjeje, duket se ka marrë fund përkohësisht “lufta e ftohtë” midis Akademisë së Shkencave dhe qeverisë. Gjeofizikanti Teki Biçoku do të jetë përkohësisht pasardhësi i Ylli Popës. Ditën e djeshme, presidenti i vendit, Bamir Topi, ka dekretuar Teki Biçokun si kryetar të Kryesisë së Përkohshme të Akademisë. Ky dekretim është bërë publik në faqen zyrtare të Presidencës. Në mbështetje të Nenit 92, Pika g, të Kushtetutës, si dhe të Pikës 1, të Nenit 11 të Ligjit Nr. 9853, datë 26.12.2007, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr.9655, datë 11.12.2006, “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipëris디, është bërë dekretimi i kryetarit të përkohshëm të Akademisë. Aty është publikuar edhe fakti që ky dekret hyn në fuqi menjëherë, çka do të thotë që duke filluar që nga dita e sotme Akademia e Shkencave do të ketë një drejtues të përkohshëm. Ndërkohë, nuk dihet ende se cilët kanë qenë emrat që e kanë propozuar dhe votuar Teki Biçokun. Pak kohë më parë, kryesia e Akademisë zgjodhi si kryetar të saj Rexhep Meidanin, i cili nuk u dekretua si kryetar i saj.

23 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›