Topi dekreton ligjin e kontestuar nga opozita për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve

Opozita: Ky ligj barazpeshon të përndjekurit me kolaboracionistët e pushtuesit
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar disa ndryshime në ligjin Për dëmshpërblimin e ish- të dënuarve politikë të regjimit komunist, i cili synon zgjerimin e rrethit të përfituesve për të krijuar barazi në trajtimin e kësaj shtrese. Ligji i miratuar nga Kuvendi më 2 prill me 71 votat e maxhorancës, i cili përfshin edhe nenin shumë të kundërshtuar nga opozita për shpërblimin e të pushkatuarve dhe dënuarve të para vitit 1944. Nga ana e saj, opozita e ka cilësuar miratimin e këtij ligji si një goditje të fortë që i bëhet Luftës Nacional Çlirimtare, por edhe vetë ish të përndjekurve, të cilët sipas ligjit të ri barazpeshohen me kolaboracionistët e pushtuesit.
Ndryshimet e ligjit të përndjekurve
Në kuptim të këtij ligji, me familjarë nënkuptohen, pavarësisht nga rregullime të tjera ligjore, paraardhësit, bashkëshortja, pasardhësit. Në kuptim të këtij ligji, për personat që nuk kanë familjarë, familjarë do të konsiderohen dhe vëllezërit e motrat e tyre, si dhe fëmija/fëmijët e këtyre vëllezërve dhe motrave. Familjarët, në shkallë më të parë, sipas Kodit Civil, përjashtojnë familjarët e tjerë. Brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, zëvendësohet me fjalinë: Brenda datës 01.07.2009. Mos paraqitja e kërkesës brenda afatit të përcaktuar, sjell humbjen e së drejtës së dëmshpërblimit për ish të dënuarin politik apo familjarin e viktimës me dënim kapital. Sipas këtij ligji, ish i dënuari politik i regjimit komunist, kujdestari i tij ligjor apo familjari i viktimës së pushkatuar, nuk mund të rivendosen në afat, për paraqitjen e kërkesës, pas datës 01.07.2009. Të përfshihen në dëmshpërblimin financiar dhe të ekzekutuarit pa gjyq. Projektligji me 14 nene, parashikon dëmshpërblim për familjarët e viktimave të ekzekutuara padrejtësisht pa gjyq, për motive politike, gjatë periudhës 30 nëntor 1944 - 1 tetor 1991. Ai vjen si propozim i Ministrisë së Drejtësisë, në mbështetje dhe plotësim të iniciativës ligjore të deputetit të PD-së, Astrit Bushati. Gjithashtu, ndryshimet realizojnë dhe një saktësim të kritereve ligjore që ish-të dënuarit politikë dhe familjarët e tyre duhet të plotësojnë për të përfituar dëmshpërblimin, duke precizuar më mirë veprat penale politike, referuar legjislacionit të kohës, si dhe duke njohur si provë të internimit çdo akt administrativ apo dokument zyrtar që e provon atë. Duhet theksuar se këta familjarë, pavarësisht nga persekutimi i veçantë që kanë pësuar për këtë shkak dhe përkujdesja e posaçme për të afërmit e tyre të pamartuar, gjatë gjithë periudhës së persekucionit të tyre nga regjimi komunist, nuk kanë përfituar nga ligji i miratuar në vitin 2007.
Debatet mazhorancë-opozitë
Në seancën plenare ku ishte parashikuar votimi i ligjit për të përndjekurit politikë, debati mazhorancë-opozitë ka qenë tepër i ashpër. Ndërsa maxhoranca e cilësoi ligjin një akt ligjor dhe njerëzor ndaj ish- të përndjekurve të regjimit komunist, opozita tha se ai dëmshpërblen kolaboracionistët. Nga ana e tij, kryeministri Berisha pasi përshëndeti paketën ligjore, e cila sipas tij vendos një standard të ri e të merituar, e cilësoi draftin një akt ligjor dhe njerëzor ndaj ish-të përndjekurve të regjimit komunist. Ai i quajti keqdashëse dhe trillime, akuzat e opozitës, se po dëmshpërblehen kriminelët e luftës me këto ndryshime. Sipas tij, me të tilla qëndrime kundër, në krye të PS pas zgjedhjeve do të bëhet Hysni Milloshi, jo me Edi Rama. Tepër të ashpër, deputetët socialistë, akuzuan se ndryshime të tilla dëmshpërblejnë vetëm kriminelët. Deputeti Pandeli Majko, tha se asnjë vend në botë nuk dëmshpërblen kriminelët. Këtë sipas tij, po e bën vetëm parlamenti shqiptar. Ju keni përfshirë për kompensim, krimet e luftës. Me këto ndryshime, ata që dhunuan, vranë e torturuan marrin dëmshpërblim, akuzoi Majko. Po kështu në emër të grupit socialist, Valentina Leskaj tha se projektligji dëmshpërblen kolaboracionistët dhe sipas saj diskriminohen familjet e dëshmorëve, tha ajo. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit të Financave, Ridvan Bode, i cili deklaroi se për dëmshpërblimin e kësaj shtrese qeveria ka vënë në dispozicion rreth 30 milionë dollarë. Sipas tij, janë 1440 dosje të ish-të përndjekurve, të cilët brenda këtij viti do të përfitojnë dëmshpërblimin në vlerën e rreth 980 milion lekë të reja. Kjo shumë do të vihet në dispozicion të tyre në mënyrë automatike.