“Topi është i imi”... Cana me të kuq
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është përjashtuar me karton të kuq, në ndeshjen që Marseja e tij fitoi 2-1 në transfertë me Lorientin. Sfida e javës së 32-të të kampionatit francez u zhvillua të dielën në mbrëmje. Kapiteni i Marsejës, Cana, “u skuq” në minutën e 89-të së bashku me Le Lanin e Lorientit. Në minutën e 88-të, gjyqtari kishte ndalur lojën për shkak të një faulli të Canës dhe ky i fundit e merr topin në dorë duke iu drejtuar arbitrit. Në këtë moment, lojtari i Lorientit i kërkoi që ta hidhte topin në tokë për të rinisur lojën, por Cana nuk pranoi. Më pas kanë nisur debate të ashpra, që kanë degraduar në kapje me duar. Në këtë moment, arbitri ka vendosur t’i ndëshkojë të dy me karton të kuq. Me këtë fitore, Marseja ka ruajtur vendin e parë në klasifikim. Aktualisht skuadra e shqiptarit ka 64 pikë.