E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Bosnje takon ushtarakët shqiptarë



Presidenti Bamir Topi, bisedoi dje me drejtues të lartë dhe ushtarakë të misionit tonë paqeruajtës në Butmir, në afërsi të Sarajevës, të cilët janë pjesë e Misionit ALTHEA të EUFOR-it në Bosnje-Hercegovinë. Pasi u përshëndet nga afër me ta dhe u interesua për mbarëvajtjen e këtij misioni, Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për profesionalizmin e lartë që forcat shqiptare paqeruajtëse kanë dëshmuar përgjatë gjithë shërbimit të tyre në Bosnje-Hercegovinë, sidomos specialistët xhenierë që rrezikojnë jetën e tyre përditë në përpjekje për të çaktivizuar minat e mbetura dhe vlerësoi lart frymën e bashkëpunimit të tyre me homologët e NATO-s, duke përmbushur me sukses të gjitha detyrat e caktuara. Gjatë qëndrimit në Sarajevë Presidenti Topi takoi dhe kreun e Klubit Ballkanik për Paqen, Osmo Vatresh. Kreu i shtetit theksoi se situata në rajonin e Ballkanit ka ndryshuar në mënyrë thelbësore, duke lënë pas një herë e mirë konfliktet ndëretnike dhe duke kthyer sytë drejt paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë dhe bashkëpunimit ekonomik me synim përmbushjen e aspiratave integruese të të gjitha vendeve të rajonit në strukturat euroatlantike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›