E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi në Turqi,takim me Gyl e Erdogan

 

Presidenti Bamir Topi do të nisë sot një vizitë dyditore në Turqi, ku do të takohet me homologun e tij, Abudalla Gyl, Kryeministrin Taip Erdogan, Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Koksall Toptan dhe do marrë pjesë në seancën plenare të Parlamentit turk. Në axhendën e Kryetarit të Shtetit përfshihen gjithashtu edhe takime me biznesmenë turq dhe shqiptarë, përfaqësues të dhomave dhe institucioneve me karakter tregtar, autoritete lokale dhe do zhvillojë një vizitë të veçantë në Universitetin e Bosforit. Në Universitetin e Bosforit, Myrteza Topi, i ati i presidentit ndoqi shkollën e lartë në fushën e ekonomisë. Gjatë qëndrimit në Turqi, Presidenti Topi do të zhvillojë një takim edhe me përfaqësues të shoqatës së vëllazërisë turko-shqiptare. Kreu i shtetit udhëton për në Turqi me ftesë tw homologut të tij turk dhe do të jetë i shoqëruar nga një delegacion zyrtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›