E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Gratë të kontribuojnë në Parlament

 

Ambasadoi i SHBA në Tiranë, Jon Withers tha dje në Forumin e Hapur me temë “Fuqizimi politik i gruas”, që u organizua në Tiranë, se Shqipëria ka pasur gjithmonë gra të shquara dhe kontributi i tyre duhet të jetë më i lartë në forume të ndryshme dhe në Parlament. Ambasadori Withers tha se ky takim, duhet të shërbejë për të rritur më tej rolin e grave në këto forume, duhet të mendojmë për të ardhmen e tyre, për rolin dhe kontributin e tyre në të ardhmen. “Tani është koha ti japim shpresë grave të reja dhe është me rëndësi parësore arsimimi i tyre, që është themeli i të kuptuarit të gjithçkaje që dëshironi, është themeli i aftësive tuaja, për të arritur atë qe i keni vene qëllim vetes për të ardhmen”. Withers duke përshëndetur këtë Forum si dhe nismën ligjore për rritjen mbi 30 për qind të pjesëmarrjes së grave në Parlament, theksoi se vetëm me vendosmëri, duhet për të mos u ndalur para asnjë pengese, duke mare si shembull Presidentin Barak Obama, që nuk u ndal, duke mposhtur paragjykimet shekullore që kanë ekzistuar në SHBA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›