ILDKP, ndjekje penale për ambasadorin e Hungarisë, fshehu pasurinë me vlerë 300 mijë euro

>Kreu i ILDKP Adriatik Llalla doërzon kallëzimin penal në prokurori
Ditën e djeshme Inspektori i Përgjithshëm i Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, zoti Adriatik Llalla ka bërë kallëzim për ndjekje penale për ambasadorin e Shqipërisë në Hungari shtetasin Florian Nova. Ambasadori shqiptar në Hungari, sipas kallëzimit të bërë nga ILDKP, ka konsumuar elementët e veprës penale Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive te personave të zgjedhur dhe nepunësve publikë, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Sipas ILDKP, në përfundim të kontrollit të plotë rezulton se ambasadori Nova, në deklaratat e interesave private ka fshehur pasurinë, ka pasqyruar të dhëna të rreme si dhe nuk justifikon burimin e të hollave cash në shumën 300.000 Euro, duke mos përmbushur në këtë mënyrë detyrimet ligjore që rrjedhin nga neni 4 i ligjit Nr. 9049, datë 10.04.2003 dhe neni 15 i ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005. Sipas ILDKP, nga të dhënat e mbledhura gjatë procesit të verifikimit të deklaratave të interesave private të këtij subjekti ka rezultuar se pas emërimit në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, më datë 01.03.2006 subjekti i deklarimit të interesave private Florian Nova ka dorëzuar në ILDKP deklaratën e interesave private Para fillimit të detyrës, në të cilën ka deklaruar se pasuria e tij përbehej nga një apartament banimi i ndodhur në qytetin e Kavajës i ndërtuar në vitin 1988, i regjistruar në emër të babait të tij Ismail Nova, në të cilin deklaruesi zotëron 25%, dhe autoveturë dhuratë nga vëllai i tij. Ndërkohë që, në kohën kur zoti Nova ka filluar funksionin e ambasadorit të shtetit shqiptar në Hungari, në deklaratën e dorëzuar në ILDKP në datën 10.02.2007 është vënë re ndryshim i ndjeshëm i të dhënave mbi pasurinë krahasuar me deklaratën e mëparshme. Zoti Nova zotëronte gjendje cash shumën prej 300.000 (treqind mijë) Euro, dhuratë nga nëna e tij Eleonora Nova, si dhe një kredi konsumatore në shumën 5.000 (pesë mijë) Euro të marra në Bankën Amerikane. Ndërkohë që në deklaratën e interesave private periodike të vitit 2007, të dorëzuar në ILDKP më datë 01.02.2008, ambasadori Nova disponon 300.000 Euro, dhuratë nga nëna e tij, Eleonora Nova, me zotërim 100%. Gjithashtu në këtë deklaratë ekziston edhe shlyerja e një kredie konsumatore prej 5 mijë euro e paraqitur në deklaratën e mëparshme. Në të gjithë deklarimet e tij, ambasadori Nova nuk ka pasqyruar të ardhurat nga paga e tij dhe e bashkëshortes së tij. Pas paraqitjes së të dhënave të mësipërme ILDKP nisi hetimin pasurisë së ambasadorit Nova. Në kallëzimin e bërë nga ILDKP thuhet se: Pas përfundimit të kontrollit aritmetik dhe logjik, u konstatua e nevojshme fillimi i hetimit administrativ me qëllim sqarimin e burimit të krijimit të dhuratës prej 300.000 Euro, për të cilën subjekti deklaron se i është dhuruar nga nëna e tij. Për këtë arsye, mbështetur në nenin 26 të ligjit 9049 date 10.04.2003 "Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë", filloi proçedura për verifikimin dhe saktesimin e të dhënave të deklaruara në formularet e deklaratave të pasurisë të subjektit Florian Nova dhe familjarëve të tij. Pas shpjegimeve të dhëna nga ambasadori Nova në ILDKP në lidhje me problemet e konstatuara në deklaratat e tij të pasurisë, rezultoi se zoti Nova ka fshehur pasurinë. Në kallëzimin e bërë nga ILDKP rezultoi se: Në përfundim të kontrollit të plotë rezulton se subjekti Florian Ismail Nova, në deklaratat e interesave private ka fshehur pasurine, ka pasqyruar të dhëna të rreme si dhe nuk justifikon burimin e të hollave cash në shumën 300.000 Euro, duke mospërmbushur në këtë mënyrë detyrimet ligjore që rrjedhin nga neni 4 i ligjit Nr.9049, datë 10.04.2003 dhe neni 15 i ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005. Me veprimet e tij subjekti Florian Nova ka konsumuar elementët e veprës penale Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive te personave të zgjedhur dhe nepunësve publikë, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
Për arsyet e siperpermendura, bazuar në nenin 281 të K.Pr.Penale, inspektori i Përgjithshëm i ILDKP zoti Adriatik Llalla ka bërë kallëzim penal në prokurori për shtetasin ambasadorin Nova, duke kërkuar fillimin e procedimit penal për veprën penale Refuzimi per deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive te personave te zgjedhur dhe nepunesve publike, të parashikuar nga neni 257/a/2 i K.Penal.