Publikiohet Raporti i USAID mbi luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

>Në një konferencë për shtyp, ku mori pjesë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Z. John L. Ëithers, II dhe Zëvendës Ministrja e Brendshme, Znj. Iva Zajmi, programi anti-trafik i Ambasadës së Sh.B.A. USAID publikoi të rejat e raportit të tij të katërt vjetor mbi Situatën e përpjekjeve në Shqipëri për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ky raport ofron një përmbledhje dhe një analizë të programeve dhe politikave anti-trafik në Shqipëri të lidhura në veçanti shërbimet sociale dhe edukimin.
Raporti i këtij viti ofron të dhëna të nxjerra veçanërisht nga përvoja e një rrjeti mbarë kombëtar të përbërë nga qeveria dhe organizatat e shoqërisë civile që bashkëpunojnë me programin e USAID-it.
Në këtë konferencë shtypi, Ambasadori Ëithers nënvizoi rëndësinë e përpjekjeve, si të qeverisë, ashtu dhe të shoqërisë civile, në drejtim të anti-trafikimit. Duke bashkuar të dhënat, dhe duke krahasuar analizat dhe përfundimet, si raportet e shoqërisë civile, ashtu dhe ato të qeverisë, përfitojnë një legjitimitet më të madh. Kur njëtrajtshmëri informacioni për të dhënat rreth trafikimit i prezantohet publikut, krijon një besim më të madh në publik përsa i përket informacionit të prezantuar mbi këtë problem, tha ai.
Zëvendës ministrja Zajmi falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vlefshme dhe të vazhdueshme që Ambasada e Sheteve të Bashkuara ka dhënë përsa u përket përpjekjeve anti-trafik të qeverisë shqiptare. Sipas Znj. Zajmi, ky raport prezanton Një analizë shumë të mirë te tendencave të trafikut në qenie njerëzore si dhe një prezantim të mirë të profilit të viktimës, dhe të punës së bërë nga strukturat qeveritare dhe jo-qeveritare në vijim të përmbushjes së detyrimeve dhe përgjegjësive përkatëse. Raporti përmban një analizë të dhënash të nxjerra nga rastet e viktimave të trafikuara, të mbledhura nga Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Anti-Trafik, të dhëna të cilat bien në kundërshtim me një numër supozimesh gjerësisht të besuara mbi shkaqet dhe cënueshmërinë e trafikut të qenieve njerëzore. Gjetjet kryesore përfshijnë: Shumica e viktimave të trafikuara rekrutoheshin në komunitetet e tyre të origjinës, nga dikush që ato(ata) e njihnin personalisht. Shumica e viktimave të trafikuara rekrutoheshin nga ato zona të vendit që janë më të urbanizuara, dhe nga ato qarqe që janë në gjendje më të vështirë ekonomike.
Më shumë se gjysma e viktimave të trafikuara, të asistuara në strehëza, e kanë përfunduar edukimin e detyrueshëm. Mbi 90% e viktimave të trafikuara, të asistuara në strehëza, vijnë nga komuniteti shqiptar, dhe vetëm 9% vijnë nga komunitetet e minoriteteve rome dhe egjiptiane-ballkanase.