Zhvlerësimi i lekut, rriten çmimet e produkteve
Qytetarët po përballen ditët e fundit me një rritje drastike të çmimeve. Shkak është bërë zhvlerësimi i lekut që ka çuar në një shtrenjtim të importeve, me të cilat furnizohet tregu në këtë periudhë. Produkte ushqimore, janë rritur me 60 deri në 100 lekë.
TIRANE- Zhvlerësimi i lekëve godet xhepat e konsumatorëve, gjatë ditëve të fundit çmimet në treg kanë pësuar një rritje te ndjeshme që vlerësohet nga 600 deri në 1 mijë lekë të vjetra për artikull. Rënia e çmimit të lekut ka shtrenjtuar importet, me të cilat furnizohet pothuajse tërësisht tregu në këtë periudhë. Qytetarët shprehen se çmimet janë të papërballueshëm për buxhetet e tyre dhe se janë të heqin dorë nga shumë produkte.
Rritja drastike e çmimeve pranohet edhe nga tregtarët, ata shprehen se kjo ka ardhur si rezultat i mungesës së prodhimit vendas në treg dhe furnizimit me import. Çmimet e larta janë shoqëruar edhe me rënie të ndjeshme të blerjeve.
Si rrallë herë çmimi i sallatës ka arritur në 2400 lekë të vjetra për kilogram, speci në 2800 lekë, trangulli në 3000 lekë, domatja shitet me 1600 lekë po kaq edhe qepa e njomë, kungulli shitet me 2000 lekë dhe me këtë çmim tregtohet edhe rrushi e mandarina. Rritja e çmimeve ndikon direkt tek jetesa e qytetarëve duke pasur parasysh se pjesa dërrmuese e të ardhurave mujore të tyre përdoret për ushqim. (a.r/news24/balkanweb)