Topi prokurorëve: Zgjohuni, reformohuni
“Zgjohuni, reformohuni dhe ndërgjegjësohuni sepse organi i akuzës ka një drejtues të ri, të përkrahur jo vetëm nga ne, por edhe nga institucionet ndërkombëtare”. Këto janë fjalët me të cilat Presidenti i Republikës u ka bërë thirrje prokurorëve të vendit që të veprojnë drejt, duke rifituar besimin e humbur nga popullsia. U zhvillua dje në ambientet e hotel “Tiranës”, mbledhja e prokurorëve për të zgjedhur tre anëtarë të rinj në Këshillit të Prokurorisë. Nga votimi rezultuan fitues, Përparim Kulluri, prokuror i Rrethit Gjyqësor Shkodër; Olisian Çela, prokuror i Krimeve të Rënda; Sokol Stojani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Zgjedhja e këtyre të fundit u bë sepse 3 nga 9 anëtarët e këtij Këshilli e kishin përfunduar mandatin e tyre 5-vjeçarë. Ndërkohë, kryeprokurorja Ina Rama u shpreh: “Dua që emrat e prokurorëve të kandiduar për anëtarë të këtij Këshilli të jenë profesionistë të aftë dhe me integritet në prokurorinë shqiptare. Në takim morën pjesë gjithashtu edhe shumë prokurorë të vendit, të cilët më pas dhanë votën e tyre lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit. Pas një fjalimi të kryeprokurores dhe atij të Presidentit Topi, filloi kandidimi dhe votimi i prokurorëve, të cilët tani janë hallkë e pjesës këshilluese të Prokurorit të Përgjithshëm. Para se të bëhej kandidimi i anëtarëve, me propozim të Prokurores së Përgjithshme u ngrit një komision prej 5 anëtarësh, të cilët do të bënin vëzhgimin gjatë procesit të përzgjedhjes së këtyre të fundit. Ky komision kishte si kryetar të tij prokurorin Rusim Manja. Nga prokurorët u propozuan 12 kolegë dhe më pas në bazë të votave nga kolegët e tyre u bë edhe përzgjedhja.
Në fjalët e saj kryeprokurorja Ina Rama shprehu rëndësinë e këtij Këshilli, si dhe rolin që luan ai në punën e Prokurorit të Përgjithshëm. Rama shtroi në takim dhe disa probleme që e shqetësojnë organin e akuzës. Lidhur me ketë ajo u shpreh: “Gabimet në masën “arrest me burg” do të jenë të pafalshme për prokurorët. Një individ nuk duhet të rrijë asnjë minutë më shumë në burg në qoftë se është i pafajshëm”. Kryeprokurorja theksoi se prokurorët duhet të jenë aktivë dhe të dorëzojnë në gjykatë dosje me prova të sakta ndaj personave që konsiderohen si të dyshuar për prova penale. Po kështu, Rama shtroi edhe problemin në “Etikën e Prokurorëve”, që do të thotë se njerëzit e drejtësisë duhet të jenë të ndërgjegjshëm për punën e tyre dhe të kenë një shoqëri të përzgjedhur, po ashtu një sjellje të kualifikuar përputhur me pozicionin e tyre në shoqëri.
Kryeprokurorja përshëndet heqjen e imunitetit të Mediut
E pyetur nga media për çështjen e Mediut, kryeprokurorja tha: “Tani, Fatmir Mediu do të hetohet si një njeri i zakonshëm”. Ndërsa për shkarkimin e ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, ajo tha se çështjen do ta trajtojë grupi hetimor i ngritur për këtë çështje. Ndërkohë ajo ka përshëndetur heqjen e imunitetit të Mediu, si një veprim që u hap rrugë hetimeve.