Topi propozon Bujar Laskajn për kreun e KLSH-së
Presidenti Topi ka propozuar sot Bujar Leskajn si kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në dekretin e publikuar sot në faqen zyrtare të presidencës thuhet se “Në mbështetje të neneve 162, pika 2 dhe 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 11 të ligjit 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, i ndryshuar, dekretoj që Z. Bujar Leskaj t`i propozohet Kuvendit për t`u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit”
Vendimi vjen pak kohë pas rrëzimit të kandidaturës së zgjedhur prej Topit, Sali Shehun, vlerësuar krejtësisht si i papërshtatshëm për në krye të KLSH-së nga ana e maxhorancës.
Jeteshkrimi
Bujar Farudin Leskaj ka lindur në 3 korrik 1966, në Vlorë. Ka përfunduar fakultetin e Gjeologji-Miniera në vitin 1990 si dhe ka përfunduar fakultein e ekonomisë në vitin 1998 në degë financë.
UT, Fakulteti i Drejtësisë - 2002; Jurist
Universiteti i Nebraskës - Lincoln, SHBA, Departamenti i Menaxhimit
(Diplomë për mësimdhënie në nivel masteri në Administrim publik) - shkurt-qershor 2003.
UT, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, titulli Avokat - 2004;
Universiteti Bamberg, Gjermani - specializim për Financat publike - 2005 (shkurt).
Shkolla e Studimeve të thelluara pasuniversitare pranë Fakultetit të Ekonomisë (2002-2006);
Master në Financë ( Qershor 2006 )
Doktor i Shkencave ekonomike (në fushën e financës), dizertacioni i mbrojtur pranë
Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik me temë: "Senjorazhi dhe disa probleme të tij në
Shqipëri" (2009).
Veprimtaria profesionale:
1993-1994: doganier në Degën e Doganës, Vlorë,
1994-1997: Kryetar i Degës së Doganës, Vlorë,
1997 (prill-gusht): Nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave,
2000-2005 pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndës
“Paraja dhe Banka”,
2005 - 2009 pedagog i jashtëm në UT, Fakulteti i Ekonomisë,
Tetor 2009 e në vazhdim pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë,
Lektor i lëndëve “Paraja dhe Banka”, “Financë”.
Veprimtaria politike:
1997 (janar): anëtar aktiv i PD-së;
2001-2005: anëtar i Bordit financiar të PD-së;
2001 e në vazhdim: anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së zgjedhur nga Kuvendi i 7-të, i 8-të
(2005) dhe i 9-të (2009), Kombëtar të Partisë;
2005 - 2009: Deputet i Kuvendit te Shqiperise
Legjislatura: XVII
Zona zgjedhore: 94
Qarku: Vlorë
Nr. i votave: 6272
Përqindja: 48%
Shtator 2005 - Mars 2007: Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit
2007 - 2009. Anëtar i delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare
të NATO-s.
Librat e botuar:
1 - "Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009", Tiranë 2009
2 - "Brenda dhe Jashtë…PARLAMENTIT (maj 2007-maj 2009)", Tiranë 2009
3 - "Senjorazhi” – Punim Doktorature, Tiranë 2009
4 – “Paraja dhe Banka” (Cikël Leksionesh), Tiranë 2011
5 – “Leksione në Financë” (Pjesa e I), Tiranë 2011;
6 – “Muzat e Qëndresës” (Nëpër libra të kryqëzuar) – Tiranë 2011.