E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Është riinstaluar dialogu, na presin reforma të rëndësishme



Presidenti Bamir Topi tha dje nga Berati se forcat politike kanë rivendosur dialogun mes tyre, por bëri sërish thirrje për bashkëpunim në kuadër të reformave që do të miratohen. "E rëndësishme është që kemi një riinstalilm të dialogut politik, pavarësisht nga problematika. Unë mendoj që demokracia në Shqipëri i ka të gjitha shanset që të bëjë progres, pavarësisht se ndonjëherë gjërat duket sikur nuk kanë rrugëdalje. Gjithmonë politika ka mundësi që mbi bazën e dialogut, të një predispozicioni për të arritur një zgjidhje në funksion të Shqipërisë dhe mbarë shoqërisë, do të dijë të gjejë edhe rrugët e bashkëpunimit. Duket sikur janë retorika politike kur themi "në funksion të reformave të rëndësishme, por është realisht kështu", tha kreu i Shtetit. Sipas tij "duhet që njerëzit të bashkëpunojnë, sepse vërtet na presin reforma të rëndësishme në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë me konsekuencë rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky do të jetë mesazhi më i rëndësishëm, dominues i jetës politike dhe i institucioneve të Shqipërisë, duhet të jetë konsolidimi i rrugës së nisur për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian". Kreu i shtetit ishte në qytetin e Beratit, kur u takua me autoritetet vendore. Sipas Topit, të gjitha vendet demokratike kanë debate politike, por në dallim nga ato, Shqipëria i ka të zgjatura këto debate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›