Topi takon Molnarin merr mbështetjen e Hungarisë për në BE
TIRANE- Presidenti Bamir Topi priti sot në presidencë ambasadorin hungarez në Tiranë, Sandor Molnari, i cili i paraqiti Kryetarit të Shtetit programin e Presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, Hungarisë.
Gjatë bisedës, Presidenti Topi ritheksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është prioritet parësor i politikës së jashtme shqiptare. Po ashtu, Presidenti nënvizoi angazhimin e shtetit shqiptar për bashkëpunim të plotë me Presidencën hungareze dhe delegacionin e BE-së në Tiranë me synimin për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Në këtë kontekst, kryetari i shtetit shprehu "besimin në angazhimin e plotë të Presidencës hungareze për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për në BE"- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga presidenca.
Nga ana e tij, Ambasadori Molnari shprehu mbështetjen e Presidencës hungareze në aspiratën eurointegruese të Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit.
Në këtë takim, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e një klime të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor, duke vënë në dukje edhe rolin moderator që Shqipëria ka në këtë drejtim. Gjithashtu, Presidenti Topi dhe Ambasadori hungarez Molnari ndanë mendime lidhur me perspektivat e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe në fushën e turizmit midis vendeve të rajonit ballkanik.
(s.g/balkanWeb)