E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torgele: Katastrofë, një humbje në Tiranë

 

Sulmuesi i Hungarisë, Sandor Torgele është plotësisht i bindur se skuadra e Ervin Kumanit do të triumfojë edhe në Tiranë. Autori i një prej golave që pësoi Shqipëria në humbjen 2-0 në Budapest, ka thënë për të përditshmen hungareze, "NezmetiSport", se Shqipëria është një skuadër e mirë, por hungarezët janë një ekip më i konsoliduar. "As nuk e mendoj fare humbjen me Shqipërinë. Do të ishte vërtet katastrofë për ne. Megjithatë do të bëjmë gjithçka për të mos humbur në Tiranë. Jam i ndërgjegjshëm se në grupin tonë kualifikues, duke përjashtuar këtu Maltën, nuk ka asnjë skuadër, ndaj së cilës ta konsiderosh të fituar ndeshjen. Të gjitha janë të denja për njëra-tjetrën. Të gjithë luftojnë për një qëllim, kualifikimin për në finalet e "Afrika 2010". Të paktën matematikisht, nisur nga situata në grup, secili ka të drejtë të besojë e ëndërrojë Botërorin. Padyshim, unë nuk e shikoj Hungarinë dhe Shqipërinë si pretendentet e grupit, por së paku, besoj tek 4 pikë në dy ndeshjet e radhës, me Shqipërinë dhe Maltën do t'i marrim", është shprehur sulmuesi që aktivizohet në Bundesligën 2 me Augsburgun. Ai i shënoi golin e parë Shqipërisë në ndeshjen që u luajt më 11 tetor në Budapest. Torgele shënoi në minutën e 36-të me antë të një goditjeje me kokë, duke kapur të papërgatitur mbrojtjen kuqezi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›