E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, nesër votojnë të dënuarit

 

SHKUP- Të dënuarit në burgjet maqedonase dhe të sëmurit, do të votojnë një ditë përpara shtetasve të tjerë. Maqedonia të dielën voton për të zgjedhur presidentin e vendit dhe zgjedhësit vendorë. Sot në mesnatë mbaron fushata zgjedhore dhe fillon heshtja 24-orëshe para votimit të së dielës, ndërsa nesër do të votojnë personat, që janë të sëmurë dhe të burgosurit. Votimi për këtë kategori personash do të hapet në orën 7:00 të mëngjesit të së shtunës dhe do të mbyllet në 19:00. Janë 1971 të burgosur që vuajnë dënimin me burgim ose paraburgim, të cilët do të japin votën e tyre të shtunën. Po këtë ditë duhet të votojnë edhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të cilët kanë dorëzuar kërkesë deri KSHK-ja dhe kanë marrë miratim për atë. Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe lokale të drejtë vote kanë 1.792.082 votues të evidentuar në Listën e vetme votuese. Komisioni Shtetëror Zgjedhor e dorëzoi materialin e besueshëm tek 84 komisionet zgjedhore komunale, të cilët deri të shtunën duhet ta shpërndajë deri tek këshillat votuese. Zgjedhjet do t'i monitorohen nga monitorues vendorë dhe të huaj. Monitoruesit vendor të akredituar nga ana e KSHZ-së janë 6.981, numri më i madh janë nga Asociacioni qytetar MOST - 4.520. Monitorues të huaj të akredituar për ndjekjen e këtyre zgjedhjeve janë 524, prej të cilëve 297 janë vëzhgues të OSBE/ODIHR

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›