Në pranga trafikanti i drogës, kërkohej prej vitesh nga FBI
12/11/2009 Gazmend Gjoka ishte anëtar i bandës
TIRANË- Një shqiptar që kërkohej nga FBI u arrestua dje në kryeqytet për llogari të SHBA-ve, ku ndiqej për “shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”. Në pranga ra Gazmir Gjoka, 56 vjeç, lindur në Tiranë me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai do të ekstradohet në SHBA. Gjoka, së bashku me 3 shqiptarë të tjerë, kishte arritur t’i shpëtonte një operacioni të policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj një organizate të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, i cili u zhvillua në SHBA në mars të këtij viti. Organizata akuzohej dhe për trafik armësh, cigaresh dhe kontrabandë, pastrim parash dhe vrasje. Sipas një medie amerikane, Gjoka kishte arritur t’i shpëtonte nga kthetrat e agjentëve të FBI-së, duke u larguar nga SHBA-ja. Agjentët që prej 2003-it po hetonin mbi veprimtarinë e kësaj organizate, e cila kishte bazat e saj në New Jersey, New York, Filadelfia, Çikago, Kanada dhe Holandë. Mbi 17 persona, nga 26 të pandehur u arrestuan gjatë operacionit të marsit, i cili zgjati 5 ditë në shtetin e New Jersit. Operacioni u kodua “Shqiponja e zezë” për shkak të numrit të madh të shqiptarëve në këtë rrjet trafikimi. Arrestimet u kryen dhe në Bruklin, State Island dhe Nju Jork. Arrestimi u shoqërua dhe me sekuestrimin e sasisë më të madhe të ekstazisë, heroinës dhe metamfetaminës kristal dhe 500 mijë dollarë kesh si dhe dy aeroplanë që besohet se ishin përdorur për transportimin e drogës dhe mallrave të tjerë të paligjshëm. Njëri nga avionët u kap në "Lincoln Park Airport" në New Jersey, ndërsa tjetri në "Hartford-Brainard Airport" në Connecticut. Agjentët e FBI-së të maskuar si keqbërës kishin arritur të binin në kontakt me rrjetin për të blerë prej tyre 30,000 pilula të drogës “Ecstasy”, 2.5 kg heroinë, një revolver 9mm pushkë automatike dhe argjendari të vjedhura. Madje negociatat ishin bërë edhe për pastrim parash, marrëveshje për importimin e sasive të mëdha droge përfshi edhe kokainë, marihuanë, steroide anabolikë, etj.