Tradita kulturore shqiptare, në ditët e Festivalit të Beratit 2010
stinës së evenimenteve të pranverës italiane që zhvillohen në vendin tonë. Ndërkohë që organizatorët e stinës së enteve italiane në vendin tonë, të cilët kanë ofruar mbështetjen e tyre për këtë festival e kanë cilësuar si shumë të rëndësishëm këtë aktivitet, duke përshëndetur dhe kthimin e tij në një traditë të përvitshme. Berati, sikundër Gjirokastra dhe Butrinti, tashmë të shpallura nga UNESCO si pasuri botërore të mbarë njerëzimit, kanë qenë dhe janë prioritete absolute në proceset e hartimit të strategjive, planifikimit të investimeve, si dhe të thithjes dhe orientimit të ndihmës së huaj. Inaugurim zyrtar i festivalit të Beratit u bë nga ambasadori i Italisë, por dhe në prani të autoriteteve shqiptare. Kalaja e Berati ishte vendi i parë që nisën aktivitetet, me koncertin e Qendrës Kulturore Berat me pjesëmarrjen e Ardjan Trebickës, ndërkaq që aktivitete të tjera janë dhe inaugurim i Shkollës Pranverore dhe të Verës, koncert i këngëtarit Sherif Merdani, më 2 maj hapja e konkursit "Guri dhe inteligjenca e duarve", koncerti i grupit koral Tiranë, po ashtu dhe panairi i Beratit, konferenca Kush është e ardhmja e Beratit, etj. Ndërkohë që dhe gjatë këtyre ditëve për publikun po vijojnë aktivitetet kulturore. Nisja e stinës së madhe të eventeve të quajtur Italia dhe Shqipëria 2010-Dy popuj, një det, një miqësi ka sjellë shumë aktivitete kulturore në vendin tonë.
Last Updated on E Merkure, 05 Maj 2010 20:05