E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvaret 49-vjeçari, policia: Ishte i alkoolizuar

Elbasan

Një tjetër vetëvarje ka ndodhur dje në Rrethin e Elbasanit. Rasti në fjalë është shënuar natën e së hënës në fshatin Katund i Ri të Komunës Bradashesh, 8 km larg qytetit. Sipas policisë, është gjetur nga të afërmit i vetëvarur në garazhin e automjetit të tij, Petraq Baloshi, 49 vjeç. Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje doli në konkluzion se ky person prej disa kohësh konsumonte në mënyrë të vazhdueshme dhe me masë të tepruar pije alkoolike, gjë që mendohet se ka qenë shkak edhe për vetëvarjen e tij. Sipas familjarëve, Petraq Baloshi pinte shumë dhe për këtë shkak ata nuk ishin shqetësuar për vonesën e tij. Policia, përpos konkluzionit paraprak, është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pas autopsisë së kufomës. Tre javë më parë, një vetëvarje ndodhi në periferi të qytetit të Elbasanit, ku një 50-vjeçar, në gjendje depresioni dhe i dehur, i dha fund jetës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›