Kërkime me hoxhë
Përpjekjet
Duke përshkruar rezultatet e kërkimit me hoxhë, gjyshi i Bleonës thotë se parashikues të ndryshëm kanë dhënë përgjigje të ndryshme, por të gjithë bashkohen në parashikimin se Bleona është gjallë. Madje një falltar nga Hasi i ka thënë familjes se “Bleona do të vijë, ose pas tri ditësh nga koha e fallit, ose pas tre muajsh, por do të vijë”, ka thënë falltari. Njerëzit e familjes janë angazhuar totalisht në kërkimin “virtual” me metoda metafizike, saqë dy-tre njerëz të familjes vazhdimisht ndodhen në udhëtim. “Na kanë thënë se edhe në Prizren është një hoxhë i fortë dhe do të shkojmë të shkruajmë edhe atje”, tha një kushëri i familjes Mata.
#